KreuCelebrity

Kate na mahniti me veshjen, por këtë pallto ia kishim parë dikujt tjetër para saj

Të gjithë po flasin për stilin e të veshurit të dukeshës Kate Middleton. Në turin 4 ditor në Suedi dhe Norgvegji që po zhvillon çifti mbretëror, Kate i ka mahnitur të gjithë me veshjet e saj, shumë të përshtatshme për një grua shtatzënë.

Megjithatë, meritat e plota nuk duhet t’ia japim totalisht dukeshës apo njerëzve që kujdesen për të, por princeshë Dianës dhe stafit të saj. Kjo pallto me kuadrate të kuqe dhe të bardha, me të cilën Kate dukej shumë e bukur, nuk është e panjohur për ne.

Ka qenë princeshë Diana e cila ka veshur një të tillë në turin që ka zhvilluar në Kanada në vitin 1991, në versionin e një xhakete, e ndërsa Kate e ka përshtatur më tepër me stilin e saj duke fshehur edhe pak barkun e rrumbullakosur.

Nuk është hera e parë që Kate “kopjon” princeshë Dianën…ndoshta kështu është e sigurt që nuk do gabojë kurrë me zgjedhjet e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF