KreuArt

Luiza Xhuvani: Përjetimet e mia artistike e personale i sjell tek Medea

Luzia Xhuvani, një nga aktoret më të mira të teatrit shqiptar i është rikthyer skenës me një nga kryeveprat e Antikitetit grek, siç është Medea! Në konferencën për shtyp të mbajtur sot përpara gazetarëve, Xhuvani ka treguar ndjesitë e saj për rolin e heroinës: “Medea është maksimumi i sfidës për një aktore. Kërkon një potencial të jashtëzakonshëm. Duke qenë sfidë është e rëndësishme që një krijues e ka në gen antikitetin. Personazh që përjeton ekstremitet e jetës, një fenomen për të shpallur vetveten. Për këtë personazh jam përpjekur të shfrytëzoj gjithçka nga përjetimet e mia artistike apo personale”!

Tragjedia “Medea”, vepër e Euripidit,  do të ngjitet në skenë këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”. “Medean”, një ndër veprat më të njohura të dramaturgjisë greke e sjell premierë për herë të parë në skenë shqiptare, regjisori grek Dhimitri Milonais me një kast të mrekullueshëm aktorësh. Krah Luzia Xhuvanit, që interpreton rolin e Medes, një nëne që vret fëmijët e saj, në skenë do të ngjitet edhe aktorja Roza Anagnosti. Ajo do të vijë me rolin e Mëndeshës, ndërsa e konsideron “Medean” si një sfidë ndonëse ka luajtur në këtë shfaqje edhe para 12 vitesh. “E kam luajtur këtë shfaqje dhe para 12 vitesh në teatër. Por shfaqja “Medea” është një sfidë për çdo aktor. Këtë herë desha një eksperiencë të një regjisori grek, atje ku ka lindur kjo tragjedi dhe ndaj e desha këtë eksperiencë”, tha aktorja.

Përkthimi i veprës dhe roli i Kleontit, do të vijnë me mjeshtëri nga Viktor Zhusti. Ai u shpreh se: “Për ta përkthyer veprën qe një rastësi, por me një vështirësi të jashtëzakonshme, kishte shqetësimet, pagjumësinë… Teskti dhe ideja arrin në nivel të mirë intelektual. Në TKES është një punë e vazhdueshme që transmetohet jo vetëm tek ideja, por dhe cilësia e mirë në teatër”, tregon Zhusti.

Teatri Eksperimental do ta sjellë tragjedinë “Medea” në datat 3 dhe 4 shkurtë, ndërsa premtohet një shfaqje origjinale e kësaj vepre e cila ka kaluar kufijtë e shekujve.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF