KreuCelebrity

Dafina apo Elvana, Elvana apo Dafina?…Reperi bën zgjedhjen mes këngëtareve!

Pse përballë njëra-tjetrës? Janë të njohura edhe jashtë vendit, kanë bashkëpunuar me muzikantë e artistë të huaj, ashtu sikurse janë dy nga emrat më të famshëm në Shqipëri. Dafina dhe Elvana ndoshta nuk do ta kishin menduar ndonjëherë që do t’u bënin pjesë e intervistës së reperit Skivi, por i ftuar në  ‘Mirage’, ky i fundit ka bërë zgjedhjen e vështirë mes vajzave.

‘Dafina apo Elvana?’, ka qenë pyetja për Skivin, ndërsa reperi e ka patur disi të justifikuar përgjigjen. “Zgjedh Dafinën sepse është shoqja jonë”, ka thënë ai, duke iu referuar kështu edhe grupit të Babastars, pjesë e së cilit Skivi është prej disa vitesh tashmë. Kujtojmë që Dafina nuk njihet për marrëdhënie fort të mira me Ledrin, ish-të dashurin e saj, e nga ana tjetër Ledri është rival i Babastars.

Elvana i ka ndërprerë marrëdhëniet me Getoarin prej shumë vitesh, kështu që Skivi kuptohet fare qartë kur thotë “shoqja jonë”. Eh, marrëdhënie të nderlikuara!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF