KreuStil Jetese

Disa mite për trupin e vajzave që janë totalisht të vërteta!

Ka shumë libra të titulluar “si të kuptojmë gratë”, nisur nga karakteri i tyre kompleks, por shumë pak për aspektin biologjik apo social të tyre. Për shembull, përse gratë jetojnë 2-10 vjet më shumë se meshkujt? Ne do ju njohim më gjatë me gjërat për të pabesueshme që mund të dëgjoni për gratë, por që janë të vërteta.

Na tregoni ju më pas, cili është informacioni që ju çuditi më shumë?

Gratë shohin më shumë ngjyra

Meshkujt shohin vetëm ngjyrat bazë, e ndërsa vajzat edhe nënkategoritë e tyre. Është e vërtetuar që gratë shohin 20% më shumë ngjyra.

Trupi femëror ka një rezistencë më të ulët ndaj alkoolit

Besoni apo jo, por alkooli është shumë i rrezikshëm për gratë, pasi janë më të prirura ndaj sëmundjes së mëlçisë si hepatitis, apo kanë më shumë gjasa që të vdesin nga cirroza e mëlçisë (një sëmundje kronike). Gjithashtu, alkooli ndikon drejpërdrejtë në tru më tepër se tek burrat duke shkaktuar humbjen e funksioneve mendove apo zvogëlimi i tij.

Maturimi është tërheqës

Studimet kanë treguar se një grua është më tërheqëse pasi ajo ka lindur. Trupi i saj ndryshon, bëhet më femëror dhe meshkujve i pëlqen shumë kjo gjë.

Janë më të afta për të lexuar fytyrat

Që në fillim të jetës së tyre, gratë janë më të mira në leximin e fytyrave, gjesteve dhe toneve të zërit, gjë që i bën ata biseduese më të mira.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF