“Dukesha”, buzëkuqi i frymëzuar nga Kate

U duk sikur pas daljes së Meghan, Dukesha Kate mbeti pak në hije, por nuk është aspak kështu. Me ëmbëlsinë dhe hijeshinë e saj, ajo i ka bërë prej kohësh të gjithë për vete. E sigurisht që të gjithë ndjekim me vëmendje çdo dalje të saj dhe kemi marrë pa fund frymëzime në stilin e saj të të veshurit.

Ju besoj e dini që ekziston një manikyr i bërë posaçërisht për të, e tani, falë dashurisë së linjës së kozmetikës, Charlotte Tilbury për të, do të ketë edhe një buzëkuq të frymëzuar prej saj. Buzëkuqi do të quhet Dukesha, kushton 34 dollarë, është në sasi të limituar dhe vjen me një ngjyrë të lehtë e të ëmbël trëndafili, të cilën mund ta imagjinojmë plotësisht në buzët e Kate.

Charlotte Tilbury ka treguar që herët dashurinë për familjen mbretërore, pasi kanë krijuar dikurë edhe një buzëkuq të frymëzuar nga mbretëresha Elizabeth i quajtur “Legendary Queen”, i cili gjithashtu kushton 34 dollarë, ndërsa është një buzëkuq mat në ngjyrë të kuqe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *