KreuStil Jetese

E dimë që adhuroni të vishni pizhamet e tij, por kujdes sepse ka disa rregulla edhe për këtë!

Kjo është periudha e vitit në të cilën, të dashuruarat “zhyten” në dollapin e partnerit të tyre për të gjetur pizhamet më të ngrohta e më të rehatshme. Shumica e burrave mendojnë se një gjë e tillë është e adhurueshme, por ka rregulla edhe këtu. Ju nuk mund të ecni në dhomën e tij, të merrni gjithçka që ju duket e rehatshme dhe të largoheni. Edhe pse e dimë që një gjë të tillë do të donit shumë ta bënit. Prandaj ja rregullat që duhet të zbatoni.

Mos merrni pizhamet e tij të preferuara

Ato janë të preferuarat e tij për një arsye. Nëse jua jep vetë në rregull. Ky do të ishte një gjest i mrekullueshëm, por mos e lini atë pa pizhame të rehatshme dhe të mendoni vetëm për veten.

Nëse i le ato për ju, ndoshta ju lejohet t’i mbani

Ekziston një klauzolë për këtë rregull dhe kjo duhet të theksohet, sepse paragjykimi këtu është tepër delikat. Nëse ai thotë në mënyrë specifike “por nuk mund t’i mbashë”, atëhere mos i mbani.

Mos ja shkatërroni

Ato janë një dhuratë e shenjtë! Mos derdhni lëngje mito, mos i vini flakën, thjesht mirmbajini.

Është më pak e bukur pasi jetoni së bashku

Nëse i merrni pizhamet e tij e për të fjetur kur jeni vetëm sepse ju mungon prania  e tij, kjo është e adhurueshme. Por kur jetoni së bashku, të përdorësh pizhamet e tij duket si abuzim.

Kthejani sërish nëse ndaheni

Nëse nuk e bëni këtë, ai njeri do të ketë frikë të dashurohet sërish. Jo sepse është zemër thyer, por sepse do të jetojë me frikën se sa herë që do të përpiqet, do t’i duhet t’i thotë “mirupafshim” gjithnjë e më shuëm pizhamesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF