KreuCelebrity

Në pritje të ëmbël, Floriana Garo tregon detaje për emrin e vajzës

Moderatorja bukuroshe, Floria Garo prej kohësh tashmë po shijon e lumtur shtzëninë. Ajo u largua nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin në Zvicër, ndërsa prej kohësh nuk është më pjesë e televizioneve shqiptare. Gjithsesi vëmendja për të ka qenë gjithmonë e madhe. E ftuar në “Energy Radio”, ajo ka treguar më shumë për jetën e saj të re dhe për pritjen e ëmbël.

Sipas saj, në fillim ishte e vështirë të përshtatej, por tani duket se çdo gjë shkon më së mirë, ndërsa ka ndarë edhe detaje në lidhje me emrin e vajzës që pret. “E kisha të vështirë të përshtatesha, por ishte një përshtatje e bukur, sepse kam qënë e zënë me punë, mësimin e gjuhës, njohjen e njerzve të rinj dhe çdo gjëje që më rrethon. Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domedhënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethenie, e vendosëm.”, ka treguar moderatoja.

Sikurse e kishim kuptura edhe nga postimet e bukuroshes në rrjete sociale, ajo nuk ka ndërmen të rri e të pushojë ndërkohë që pret të sjelli në jetë të voglën e saj. Ajo është administratore e Busness Center-i, ndërsa tregon se po punon fort. “Unë tashmë jam administratore e një Busness Center-i dhe jemi në prag të lançimit bashkë me dy partnerë të tjerë, ku pjesë e ortakëve është dhe im shoq, mirëpo unë jam ajo menaxherja.”, tha Foriana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF