Përlot Eneda Tarifa me letrën e vajzës së dhunuar, gjatë koncertit të bamirësisë! 0 2977

Tashmë, me bujën e lëvizjes së femrave të njohura kudo nëpër botë, gjithnjë e më shumë po vihet në dukje dhuna e ushtruar ndaj grave e vajzave, duke dëshmuar se kjo mbetet një plagë e hapur për shumë shoqëri në të gjithë globin. Këtë herë, ka qenë Eneda Tarifa ajo që ka lexuar letrën e një vajze, që shpjegonte tmerret e kaluara nga bashkëjetesa me të shoqin. Mes shumë detajeve të treguara, gjithçka është zhvilluar në kuadër të organizimit “Ende ka jetë”.

Tarifa ka qenë pjesë e këtij koncerti bamirësie, e si rrjedhojë ka ndarë me ndjekësit në Instagram atë çka kishte lexuar me emocion në sallën e eventeve të Kishës Ortodokse në kryeqytet. Të tjerë artistë që iu bashkuan nismës #tendryshemdhetebarabarte ishin dhe Elton Deda, Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Kejsi Tola e Olta Boka. Më poshtë do të gjeni të plotë letrën e vajzës së lartpërmendur.

” Unë jam S.

Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.

Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.

Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.

Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.

Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.

Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.

Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.

Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!

Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *