Bëhuni gati, grupi muzikor i super vajzave po planifikon një rikthim 0 241

Kanë kaluar 6 vjet që kur vajzat ishin bashkë për herë të fundit, por duket se ka ardhur koha për një ribashkim.

Grupi i famshëm, Spice Girls i përbërë nga Posh, Ginger, Baby, Scary and Sporty po planifikojnë të rikthehen. Yjet janë bashkuar nga menaxheri i tyre Simon Fuller dhe kanë zhvilluar një takim në shtëpinë e Geri Horner ku nuk kanë nguruar që të publikojnë foto dhe video në rrjetet sociale.

“Kaluam kaq mirë gjithë pasditen duke kujtuar kohën fantastike që kemi kaluar bashkë. Të gjitha biem dakord kur themi se ka shumë mundësi të kthejmë sërish ‘Spice Girls’ në esencën e tyre origjinale, e cila bazohet tek mesazhi i fuqizimit të gruas për gjeneratat në vazhdim.”- janë shprehur ato.

Flitet se Spice Girls kanë në plan që të sjellin album me këngët e tyre më të mira dhe një talent show në TV, por gjithashtu shihet paksa me dyshim rikthimi i Victoia Beckham. Ndonëse ajo ka postuar foto nga takimi me vajzat e grupit, mendohet se ajo nuk ka pranuar që të marrë pjesë në performancën e rikthimit.

Ne shpresojmë që shoqet e saj ta bindin plotësisht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *