KreuCelebrity

Ermali e pranoi se kësaj radhe i ‘dështoi’ emisioni, fajtore është Luana

Ashtu siç e ka bërë traditë, Ermal Mamaqi poston foto nga i ftuari i radhës që do të ketë në emision, ku fton të gjithë ndjekësit e tij, të bëjnë pyetjen, pasi do lexohet të shtunën në ‘Xing me Ermalin’.

Një prej të ftuarve do të jetë dhe Anxhela Peristeri, fituesja e ‘Kënga Magjike 2018’, por duket se dikush është treguar më i shkathët se Ermali, pasi këngëtarja është ftuar më herët nga konkurrentja kryesore e ‘Xing-ut’, Luana.

Të gjithë e dimë se Ermali dhe Luana konkurrojnë se kush do jenë “mbretërit” e së shtunës dhe këtë nuk e kanë fshehur aspak, madje as kur vjen puna tek të ftuarit. Në foton që Ermali ka postuar në Instagram nuk ka munguar komenti ironik i Luanës.

 

‘Mbasi ta shohim tek unë’, shkruan Luana.

‘E morëm vesh që ka qenë te ty. Ska nevojë të na prishësh emisioni’, i përgjigjet Ermali.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF