I mblodhi të gjithë në fejesë, por vetë nuk u paraqit, Kastro Zizo tregon ngatërresën 0 337

Një mesazh dërguar gjithë miqve dhe familjarët të tij në Whatsapp jepte lajmin e bukur se Kastro Zizo do të fejohej.

Ishte caktuar vendi, data, ora…gjithçka ishte gati për fejesën. Kur të ftuarin kishin mbërritur në resortin u do të zhvillohej ceremonia nusja dhe dhëndri u zhdukën si me magji. Kastro nuk po dukej dhe celulari i tij ishte i fikur. Nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte, por duke qenë se protagonistët kryesorë të asaj dite nuk po shfaqeshin, të ftuarit u larguan.

Pas disa javë, Kastro ka sqaruar gjithçka çfarë ndodhi atë ditë, duke na treguar se ishte thjesht një shaka nga ana e tij.

“Unë e quaj absurde që ju vjen një mesazh në Whatsapp dhe e besoni. Unë nuk jam tip që fejohem, unë o të martoj o pikë. Ndaj ishin të gjithë elementët që njerëzit nuk duhet ta merrnin seriozisht atë mesazh. Unë e nisa mesazhin një natë më përpara dhe të nesërmen më doli gjumi shumë vonë. Aty pashë që kishin vërshuar lajmet në portale. Megjithatë i përshëndes të gjitha Elmat kudo që ndodhen”, ka thënë Kastro i ftuar në emisionin e pasdites në TVSH.

Megjithatë, përtej shakave, duket se martesa nuk është larg në planet e tij.

Më është vënë keq babi duke më thënë që duhet të martohem meqë i kam gjërat në terezi, pasi kam dhe dy fëmijë. Kam një parandjenjë shumë të mirë për 2018-tën. Do të keni ftesë të vërtetë këtë herë shoqëruar edhe me një 50 mijë leksh këtë herë, që të hiqni shpenzimet e naftës e të hani dhe një supë”, është shprehur ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *