Instagram VS në jetën reale, e dashura e CR7, një shtëpiake më e mirë se Angela Martini?

Ajo i dha jetë rreth dy muaj më parë fëmijës së saj të parë Alana Martina me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Por modelja 24-vjeçare Georgina Rodriguez është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë të CR7, të lindur nga nëna surrogate; binjakëve Eva dhe Matteo, dhe CR7 Junior. Bukuroshja ka postuar pasditen e djeshme disa foto në Instagram ku paraqet jetën e saj si një shtëpiake krah 3 fëmijëve të vegjël.

Fotoja është sjellë si për të bërë një krahasim Instagram VS në jetës reale, kun në foton e parë gjithçka duken shumë bukur, fëmijët të qetë që pozojnë përpara aparatit, e ndërsa në foton e dytë një rrëmujë totale.

Teksa shohim me vëmendje foton, ajo që na tërheq më shumë vëmendje është ngjashmëria që ka Eva me Ronaldon, sytë e zinj dhe të mëdhenj ndërsa Matteo jo dhe aq.

Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe shkak për këtë janë bërë disa mesazhe të publikuara nga supermodelja Rhian Sugden, me të cilën flitet se CR7 ka tradhtuar Georginën.

Pak ditë më parë, edhe modelja shqiptare postoi një foto ku na tregonte jetën e saj si shtëpiake, shumë e ndryshme krahasuar me Georginën.

Ju si do preferoni t’ju priste bashkëshortja: si Angela apo Georgina?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *