KreuCelebrity

Jay Z dhe Beyonce kthehen në biznesmen, gati të “pushtojnë” tregun

Çifti i famshëm i muzikës ndërkombëtare Jay Z dhe Beyonce, tashmë i kanë hyrë botës së biznesit. Shumë shpejt çifti pritet të lançojë një linjë të re lokalesh.

Prej disa kohësh, çifti ka filluar të zgjerojë bizneset e tyre në të gjithë botën dhe rrjeti i ri i dyqaneve i cili mban emrin “Hovino” do të jetë në shumë shtete të botës. Ashtu si çdo biznes tjetër i Jay Z dhe Beyonce, edhe ky pritet të ketë një sukses të madh.

Jay Z njihet jo vetëm si një rreper i suksesshëm por gjithashtu edhe si një biznesmen i shkathët, i cili ka arritur suksese të mëdha.

Rreperi është themeluesi i shtëpisë diskografike Roc-A-Fella dhe Roc Nation, duke mos harruar edhe faktin se ai ka promovuar talente të reja në muzikë të cilët kanë arritur majat e karrierës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF