KreuCelebrity

Armina nuk ndiqet vetëm nga të rinjtë, ja surpriza që merr blogerja nga një e moshuar

Blogerja e njohur, Armina Mevlani duket se po fiton zemrën e akoma më shumë njerëzve. Ajo ndiqet nga të rinj të shumtë në Instagram të cilët frymëzohen prej saj, e marrin pa fund ide mbi modën, por me sa duket ajo qenka frymëzim edhe nga të moshuar.

Një surprizë e këndshme e ka befasuar dhe lumturuar atë ditën e djeshme. E ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”, Armina ka treguar se në ambientin e punës ka edhe këndin e artistëve, e pikërisht kjo e ka frymëzuar zonjën e  moshuar, e cila i ka dhuruar asaj koleksionin e mbledhur prej vitesh me foto të vjetra të artistëve të shumtë shqiptarë.

Në një letër drejtuar Arminës ajo shkruante: : “Unë që po të shkruaj jam një pensioniste. Shkak u bë emisioni i Rudinës, ku midis të tjerash në ambientin e punës ju kishit edhe këndin e artistëve. Në rininë time kam qenë e apasionuar pas artistëve dhe mundohesha të gjeja fotografitë e tyre. Disa prej tyre më kanë mbetur edhe sot, prandaj vendosa që t’i dërgoj ty (9 fotografi). T’i dhuroj me kënaqësi mbase të duhen për të zbukuruar këndin”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF