KreuHoroskop

Art në çfarëdo që bëni/ Këto janë 3 shenjat më kreative të zodiakut!

Nuk janë të paktë ata që duket sikur bëjnë art në çfarëdo që prekin. Kreativ në maksimum, janë pikërisht ky grupim njerëzish që na dhurojnë një shoqëri ndryshe nga pjesa tjetër e atyre që na rrethojnë. Jo domosdoshmërisht artistë, këto janë tre shenja e zodiakut që shpalosin kreativitet sa herë që ju jepet mundësia!

DEMI
Karakterizoheni nga një energji e pamatë, dhe gjithçka që mundni e shpenzoni në krijim. Mund të shpalosni idetë kudo: dizanj, pikturë, letërsi etj. Më e mira është se besoni shumë në vetvete, dhe e keni të qartë që kur e nisni diçka, do ta çoni deri në fund. Talent i pamatë!

LUANI
Dëshironi të provoni gjithçka dhe përpiqeni ta mbushni kohën në çdo moment. Kjo do të thotë se jeni kreativë në çdo anë të mundshme. Gjithmonë mendoni si të krijoni diçka të re për të menaxhuar kohën, ashtu sikurse ia arrini të llogarisni çdo minutë për të përfunduar çdo gjë si duhet. Me ju, koha nuk është kurrë një monotoni.

PESHQIT
Jeni shumë kreativ dhe shquheni për një sens unik artistik. Lidhja juaj e ngushtë me muzikën ndikon edhe më shumë në talentin tuaj në këtë drejtim. Janë të pakta aspektet ku nuk shkëlqeni, dhe gjithçka e bëni duke përfshirë shpirtin dhe talentin thellësisht në një punë apo një tjetër. Jeni miq që nuk duheni humbur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF