KreuStil Jetese

Bëni gjumë të nderlikuar të dielave mbrëma? Ja si shpjegohet shqetësimi që keni…

Të dielat supozohen të jenë ditë të qeta, që mbledhin pranë familjen dhe lënë vend për angazhimet personale. Të gjithë e duam këtë ditë të fundit të javës, ndërsa kërkojmë të relaksohemi sa më shumë. Nga ana tjetër, mbrëmja mund të na gjejë duke u përballur me probleme me gjumin.

Si shpjegohet kjo? Shpesh, gjendja psikologjike është ajo që ndikon më së shumti në çrregullimet e gjumit. Dita pasuese e së dielës së shumëpritur është e hëna, çka do të thotë se nisja e javës do të sjellë edhe plot punë të lëna përgjysmë ose jo. Duke menduar të gjitha këto, truri punon në shumë vende njëkohësisht, duke penduar kështu orët e qetësisë totale.

Nuk janë të paktë ata që të hënën e marrim me stres të jashtëzakonshëm, e gjithë këto qendrime ndaj nisjes së javës ndikojnë në prishjen e gjumit. Ekspertët këshillojnë të mos mendoni për atë çka vjen pas, por të shijoni si duhet orët e nevojshme të relaksit. Në fund të fundit, e hëna nuk mund të zhduket nga cikli shtatë ditor i javës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF