KreuCelebrity

Luks dhe vetëm luks…Shpenzimi më i fundit i Klaudia Pepës arrin shifrën marramendëse!

Nuk është hera e parë që shohim Klaudian rrethuar nga luksi. Gjithçka arriti kulmin në ditëlindjen e saj, ku dallonin dhuratat e shumta nga firma tejet të njohura, vlera e të cilave arrijnë deri në disa mijëra dollarë. Këtë herë, balerina ka shpenzuar për një ndër aksesorët më të preferuar të femrave, pikërisht çanta.

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

E nuk po flasim për një model të thjeshtë, por për stilin Hermes Birkin, më i njohuri ndër firmat e çantave. Punuar me rozë dhe detaje ari, ky aksesor arrin shifrën prej plot $22,500 dhe nuk surprizohemi nga një çmim i tillë. Hermes është emri i preferuar i VIP-ave dhe yjeve botërorë, ashtu sikurse mbart mbi vete një histori të nisur prej dekadash.

Mesa duket, shpenzime të tilla nuk janë më një problem për Klaudian, e cila ka treguar me krenari blerjen më të fundit në një foto në Instagram. Ju pëlqen zgjedhja e Pepës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF