Besojeni ose jo, ky është një faktor i madh ndikues në ndarjen ne çift! 0 864

Shohim çifte duke kaluar çaste romantike, dhe menjëherë mendojmë se dashuria mes tyre nuk do të marë fund kurrë. Por, ndodh që pas disa javës apo qoftë dhe ditësh, të mësojmë që të dashuruarit në fjalë janë ndarë, e ndërkohë pyesim ‘pse?’, pa marrë një përgjigje konkrete. Arsyet që çojnë drejt ndarjes janë të shumta, e nga ana tjetër studimet e fundit tregojnë se një faktor në veçanti çon drejt ftohjes së marrëdhënies në çift.

Nëse ndodh të jetoni vetëm, atëherë bëni shumë kujdes! Partneri sheh me çdo detaj mënyrën se si jetoni, e nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj higjienës apo rregullit, atëherë ka shumë shance që lidhja juaj të prishet (ose duhet të keni gjetur vërtetë shpirtin binjak, që jeton në të njejtën mënyrë si ju…) Kështu, nëse e ftoni të dashurin apo të dashurën në shtëpinë tuaj, për të kaluar qoftë edhe pak orë së bashku, sigurohuni të mbaroni disa ‘detyra shtëpie’ paraprakisht.

Nisni me pastrimin e tualetit, pasi askush nuk do të shohë një banjo të pisët. Vetëm vini veten në vendin e tjetrit! Më pas, rendni në dhomë për të bërë disa rregullime të shpejta, si për shembull të sistemoni shtratin, nëse e keni lënë çarçafin apo jorganin në mes të dyshekut. Përpiquni të ndreqni me sa mundet dhomën e ndenjes, për të dhënë përshtypjen se jeni një njeri që kujdeset për rregullin, edhe pse nuk mund te klasifikoheni domosdoshmërisht tek maniakët as pastërtisë.

Kështu, do ta nisni lidhjen me këmbë të mbarë, duke fituar gjysmën e besimit tek njeriu i zemrës. Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, një shtëpi e çrregullt apo e papastër do të venisë ndjenjat karshi jush. Dhe kaq për dashurinë mund ta bëni, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *