Ende i hapur ‘sherri’ Rosela-Enca? Duket se Gjylbegu i është kudërpërgjigjur reagimit të Encës… 0 3258

Pak ditë më parë, pyetur se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë, Rosela Gjylbegu u përgjigj: “Me Encën”. Kjo e fundit, jo vetëm që e kishte mësuar një përgjigje të tillë, por nuk priti gjatë për të reaguar në rrjetet sociale. “Sot mora vesh që Rosela Gjylbegu qenka gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të dëgjojë apo të bëjë muzikë me ty”, ka shkruar Enca, ndërsa ka vijuar të ironizojë Gjylbegun edhe nëpërmjet disa videove ‘live’ në Instagram.

Tashmë, duket se në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Rosela i është kundërpërgjigjur Haxhiaj. Ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook një intervistë të realizuar nga ‘Bon Zo’, ndërsa përshkrimi lart videos duket sikur ka një shënjestër. “Nuk ka IRONI më DEPRESIVE për një shoqëri, se sa kur promovon VESET e saj!”, ka shkruar Gjylbegu. Edhe përgjithësuese, në këto pak fjalë mund të ketë patur edhe një kundërpërgjigje ndaj Encës.

Megjithatë, asgjë nuk mund të merret konkrete, përaq kohë sa ende nuk ka një reagim zyrtar, drejtuar në emër apo adresuar konkretisht personit në fjalë. Mbetet ende një diskutim i hapur…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *