KreuCelebrity

“Gruan” e Elvis Pupës do ta shohim në “Portokalli”?

Një aktore mjaft e talentuar e cila u bë edhe më dashur për publikun në rolin e gruas së Elvis Pupës në show-n “M’fal për shprehjen”. E kemi fjalën për Egla Cenon, e cila na mungon të gjithëve në ekran. Epo bëhuni gati sepse mund të kemi lajme të mira. E ftuar në TVSH, aktorja ka folur më gjatë rreth planeve të saj, ndërsa zbuloi edhe një “sekret”.

Eglën mund ta shohim së shpejti në “Portokalli”. Asgjë nuk është ende zyrtare, por aktorja tha se janë në bisedime e sipër. “Aktualisht jam e impejnjuar në tjetër vend. Kam pasur biseda me drejtuesit e Portokallisë, por jam akoma në biseda. Të shohim çdo të na sjellë sezoni i ardhshëm”, tha aktorja.

Aktualisht Egla është e angazhuar në shfaqjen “Makbeth”, që do të ngjitet në Tetrin Kombëtarë në fund të muajit shkurt.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF