Megan Fox, ja dieta që mban në formë aktoren seksi të Hollywood-it!

Konsiderohet si një ndër femrat më seksi hollivudiane, e ndërkohë është nënë e tre fëmijëve. Megan Fox, ndonëse nuk është më aq e angazhuar në prodhimet kinematografike, mbetet ende një ndër aktoret më të dëshiruara në industrinë e filmit. Si ia del Fox të jetë gjithmonë në formë?

Megan ndjek një dietë prej pesë faktorësh (sugjeruar nga trajneri i saj), çka do të thotë se i lejohet të konsumojë pesë vakte të vogla gjatë ditës. Për mëngjes, zakonisht aktorja përdor të bardhat e vezve, të përgatitura në mënyra nga më të ndryshmet. Në vaktin e mesëm preferon bajamet, që janë të pasura njëkohësisht në proteina, vitaminë E, magnez dhe fibra. Lëngjet e shtrydhura janë pjesë e pandashme e ditës së saj, ndërsa uthulla e mollës është një përbërës që rrallë herë i mungon sallatës së Fox.

Trajneri i aktores i ka sugjeruar Megan kryesisht ushqimin japonez, për aq kohë sa konsiderohet i shijshëm dhe i lehtë. Salmoni është natyrisht një ndër elementët kryesorë në pjatën e vaktit të darkës për Fox, që mund ta kombinjë fare lehtë me sallatë ose supë të përgatitur me pak përbërës. Megan ka zbuluar edhe se nuk konsumon karbohidrate, çka do të thotë se buka nuk është pjesë e dietës së saj. Patatinat apo të tjera produkte të paketuara të këtij lloji as nuk mendohen të konsumohen nga Fox, kështu nëse i nevojitet një burim energjie përgjatë ditës, konsumon perime ose fruta.

Mesa duket, Megan ndjek një regjim strikt, çka dhe ka sjellë forma fizike perfekte, edhe pas lindjes së tre fëmijëve. Epo, yjet hollivudinaë na mësojnë gjithnjë më të mirën!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *