KreuBusull

73-vjetori i Bob Marley/ Ndarja e parakohshme nga jeta dhe fjalët e fundit që i tha të birit!

Data 5 shkurt 1945 shënon edhe ditën e lindjes së Bob Marley, emrit që na kujton menjëherë muzikën reggae. Një ndër figurat më të njohura në botën e muzikës, këngët e së cilit dëgjohen dhe sot, fundi i Bob Marley-t nuk qe nga ata më të lumturit. Viti 1981 solli ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit, ndërsa gjithnjë u përfol guximi dhe parimi i tij mbi heqjen dorë nga parandalimi i sëmundjes.

Në korrik të 1977-tës, mjekët zbuluan gjurmë të një gjendre kanceroze poshtë thoit të njërit prej gishtave të këmbës. Edhe pse u dyshua se një simptomë e tillë kishte ardhur si pasojë e një dëmtimi gjatë një ndeshje futbolli, nuk pati dyshime të mëtejshme se gjithçka shihej ishte shenjë e kancerit ekzistues të pranishëm në organizëm prej disa kohësh. Pavarësisht këshillës së mjekëve për të prerë gishtin e prekur nga sëmundja, Marley citoi disa parime nga feja e tij, duke mos pranuar të luftojë më tej me sëmundjen. Gjithçka bëri ishte eleminimi i thoit dhe pastrimi i asaj çka dukej në sipërfaqje.

Përpos sëmundjes që sa vinte e rëndohej, këngëtari nuk e ndërpreu aktivitetin arstistik për asnjë çast të vetëm. Vazhdonte turet e tij kudo që mundte dhe prodhonte muzikë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Koncerti i fundit i Bob Marley u mbajt në maj të 1980-tës, në Stanley Theater në Pensilvani. Në të njejtin vit, ai realizoi dhe albumin e tij të fundit, ‘Uprising’, pas përfundimit të turit në shumë vende europiane. Dy ditë para koncertit të fundit, Marley kishte pësuar humbje ndjennjash, e pas kësaj ishte dërguar menjëherë në spital, ku dhe kishte mësuar se kanceri i ishte shpërhapur në mushkëri dhe në tru. Pas kësaj, ai pranoi që t’u kuronte në një mënyrë alternative, duke përdorur vetëm lëngje dhe ushqime të posaçme për largimin e sëmundjes nga organizmi. Pas tetë muajsh betejë, nuk pati asnjë rezultat, kështu që këngëtari u nis për në vendlindjen e tij, Xhamaika.

Gjatë fluturimit për në shtëpi, gjendja shëndetësore e Bob Marley-t u përkeqësua. Sapo mbërriti në Majami, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë më 11 maj të vitit 1981. Fjalët e tij të fundit ishin për të birin, Ziggy, të cilit i tha: “Paratë nuk mund ta blejnë dot jetën.” Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Bob Marley la pas një krijimtari tejet të vlefshme e të pasur në muzikë, ashtu sikurse u shndërrua në figurën inspiruese për shumë të rinj, dhe jo vetëm. Sot, Bob Marley do të festonte ditëlindjen e tij të shtatëdhjetë e tretë…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF