KreuCelebrity

Familja mbretërore s’donte ta ftonte në dasmë, por Harry ia dërgoi ftesën personalisht

Duket se edhe familja mbretërore ka të njëjtën problem si të gjithë shqiptarët kur vjen puna dasma: kë duhet të ftojë dhe kë jo, pasi kanë edhe ato zënka në fis. Pas shumë e shumë aludimesh, burime të sigurta bëjnë me dije Sarah Ferguson – nëna e kushërinjve të Harry-it Princeshat Beatrice dhe Eugenie, do të jetë e ftuar në dasmën mbretërore më 19 maj.

Thuhej se ish- gruaja e princit Andrew ishte lënë jashtë listës së të ftuarve, por ftesa i ka ardhur nga vetë  princ Harry personalisht. Ndryshe nga dasma e princ William me Kate ku mungesa e saj u përfol shumë, në dasmën e Harry-it ajo është e ftuar edhe në festën në shtëpi edhe në ceremoninë në kishë.

Ndihmësi mbretërore u shpreh se Harry ka këmbëngulur shumë që ajo të jetë e ftuar.

“Harry dëshiron që të ketë teton e tij në dasmë”, tha ai.

Sarah Ferguson ka qenë bashkëshortja e princ Andrew, djalit të mbretëresës Elisabeth dhe princ Philip. Ato u ndanë në vitin 1996 dhe divorci i tyre u shoqërua me disa skandale. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse familja mbretërore nuk dëshironte ta ftonte në dasmë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF