Rastet që Lori Hoxha është veshur lirë, por bukur dhe me shumë stil 0 452

Kur ndalemi të komentojmë veshjet e Lori Hoxhës, e dimë shumë mirë që nuk do të gjejmë asnjë gabim.

Ajo është një ndër fashion blogeret më të njohura dhe më të pëlqyera në Shqipëri, e cila frymëzon shumë e shumë vajza me stilin e saj. Por gjithashtu e dimë, që për të ndjekur stilin e saj nuk është dhe aq e lehtë pasi Lori shpenzon shumë për veshje. Të paktën këtë përshtypje kemi krijuar dhe të themi të drejtën në të shumtën e rasteve ka rezultuar mëse e vërtetë.

Por Lori na tregoi që ajo di të vishet shumë bukur dhe me stil edhe duke shpenzuar pak. Trashëgimtarja e Top Channel shkëlqeu teksa ishte e ftuar në emisionin e së shtunës ‘Shiko kush luan’ me një minifund me dizenjo leopard dhe me një bodysuit të zezë, veshje e cila ka kushtuar e gjitha 70 euro, konkretisht 32 dhe 38 euro.

Një tjetër rast është e me këtë kostum sa sportive aq edhe klasik, i cili ka kushtuar 86 euro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *