KreuArt

Sanremo 2018 mbërrit, sot nata e parë

Festivali i këngës italiane, i cili është shumë i ndjekur edhe në Shqipëri, sot në mbrëmje do të nisi me natën e parë. Ky festival ashtu si e do tradita do të trasmetohet në televizionin shtetëror italian, ndërkohë që edhe shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin nëpërmjet ekranit të TVSH-së.


Këtë vit festivali do të prezantohet nga Claudio Baglioni, i shoqëruar nga Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino, ndërkohë që në natën e parë do të performojnë 20 këngëtarët në kategorinë “big”.


Publiku do të votojë nëpërmjet televotimit që ka një peshë prej 40%, ndërkohë që 30% do të jetë vota demoskopike e 30 juria e shtypit. I ftuar natën e parë do të jetë Gianni Morandi që do të këndojë me Tommaso Paradiso “Una vita che ti sogno”. Do të jetë i pranishëm në skenën e Ariston edhe Fiorello.


Në garë është dhe Ermal Meta, i cili këndon me Fabrizio Moro-n “Non mi avete fatto niente”, të gjashtët në radhë. Sanremo do të uli perdet ditën e shtunë, kur do të shpallet edhe fituesi.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF