KreuCelebrity

Akuza për plagjiaturë, Ermal Meta: S’kam ardhur të tallem me njeri!

Të gjithë u tronditëm kur mësuan se këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta po akuzohet për plagjiaturë, pasi kënga e tij, së bashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente”, duket të jetë e ngjashme me atë të Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali, “Silenzio”. E ndërsa pritet të bëhen të tjera verifikime në lidhje më këtë çështje, ka reaguar vetë këngëtari Ermal Meta.

“Përshëndetje, është koha për të folur.  Ne kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë kundrejt këngës tonë në Sanremo dhe molla e sherrit është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios) e cili u prezantua në përzgjedhjet e Sanremos 3 vite me parë, por u fshi dhe nuk u komercionalizua asnjëherë. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të kësaj këngët që të mos sakrifikojmë diça të bukur (siç kemi thënë në intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë re me një kuptim krejtësisht ndryshe”, tha këngëtari.

Meta shton më tej: “Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde e qesharake duke pasur parasysh se Andrea Febo e shkroi me mua dhe Fabrizion “Non mi avete fatto niente”. Për më tepër ne jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në suksese të ndryshme si për veten ashtu edhe për të tjerët.
Kush na njeh, e di. Kur vendosëm të tregonim një gjendje të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Ndihemi shumë keq për atë që ka ndodhur sepse nuk kemi ardhur në Festival për të bërë shaka me njerëzit, por për t’i përqafuar ato.
Jemi të sigurtë që çdo gjë do të shkojë mirë.
Një përqafim, Ermal!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF