Duka mund Finon, rizgjidhet për të pestën herë në krye të FSHF 0 200

Pas dy raunde votimi, Armado Duka është rizgjedhur sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me një diferencë prej 14 votash nga kundërshtari i tij kryesor, Bashkim Fino, Duka ia ka dalë që të sigurojë një mandat të pestë për drejtimin e FSHF. Konkretisht nga numërimi i votave të 65 delegatëve në raundin e dytë, Duka ka marrë 38 vota, Fino 24, katër u shpallën të pavlefshme, ndërsa  kandidati i tretë në garë, ish-arbitri Shpëtim Hala nuk arriti të merrte asnjë votë.

Në përfundim të votimit, Duka u shpreh i lumtur për rezultatin dhe e cilësoi procesin të rregullt.

“Iu falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kandidati humbës, Bashkim Fino u shpreh se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi sipas tij ishte një proces votimi i paligjshëm.

“Procesi ishte i parregullt. Në votim morën pjesë shoqatat e paligjshme. Lista e delegatëve ishte e paligjshme. Çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore”, u shpreh ai.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *