KreuArt

Ermonela Jaho shkëlqen në skenën e Pekinit

Sporanoja shqiptare, Ermonela Jaho është ka shkëlqyer në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin, ku ka luajtur rolin e Thias,  në veprën me të njëjtin emër.

Ermonela, e cila tashmë prej shumë kohësh ka fituar famë botërore, ka performuar në krah të baritonit të njohur Placido Domingo. Në skenën e Qendrës Kombëtareve të Arteve në Pekin, u vendos vera e kompozitorit francez, Jules Massenet.

Gjithashtu pas prodhimit të kësaj opere qëndron edhe regjizori argjentinas Hugo de Ana, i cili është edhe skenografi dhe Kostumografi i shfaqes.

Opera “Thias” është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin për vitin 2018, ndërkohë që kritikët e artit kanë qenë shumë pozitive për sa i përket sopranos shqiptare.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF