“Fifty Shades Freed”, bileta të shitura ditë më parë, premierë me surpriza në Millennium 0 392

Rikthehet historia e dashurisë e Anastasia dhe Kristian, dy personazheve kryesore të Fifty Shades tashmë në kapitullin e tij të tretë të titulluar “Fifty Shades Freed”. Drama erotiko-romantike vjen premierë shqiptare një ditë para se të shfaqet për publikun amerikan, më 8 shkurt ne oren 19.00 dhe,  si në dy filmat e mëparshëm,  me surpriza dhe bileta të shitura ditë më parë në kinema Millennium.



Kapitulli i tretë ndjek “Fifty Shades of Grey” (2015) dhe “Fifty Shades Darker” (2017) dhe është drejtuar nga James Foley dhe shkruar nga  Niall Leonard, bazuar në librin me të njëjtin titull të  E. L. James. Në rolet e Anastasia Steele dhe Christian Grey vijnë sërish aktorët Dakota Johnson dhe  Jamie Dornan teksa këta të dy janë të sapomartuar, por sërish jo të qetë pasi duhet të rishohin mëkatet e së shkuarës ndërsa Jack Hyde vijon të kërcënojë marrëdhënien e tyre. Në kast natyrisht është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, në rolin e motrës së Grey, sikundër që nga kapitulli i parë i këtij filmi.

Kënga kryesore e filmit “For You” është performuar nga Rita Ora dhe Liam Payne, dhe është transmetuar për herë të parë më 5 janar 2018. Të tjerë këngëtarë që janë përfshirë në albumin e këngëve që shoqërojnë filmin janë: Sia, Ellie Goulding, Hailee Steinfeld, Miike Snow dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Xhirimet e “Fifty Shades Freed” sidomos skenat e nxehta filluan njëkohësisht me “Darker” në shkurt të vitit  2016 në Paris dhe në Vankuver.  Filmi  do të dalë në kinematë amerikane më 9 shkurt, një ditë pasi të kenë filluar projeksionet për publikun shqiptar.  “Fifty Shades Freed” është parashikuar që të arkëtojë 37–40 milionë dollarë në fundjavën e parë të projeksioneve ne kinematë amerikane.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *