KreuCelebrity

Film për historinë dhe jetën e tyre, ja aktorët që do të luajnë në rolin e Markle dhe Harry!

Janë çifti më i përfolur i momentit, ndërsa maji pritet të sjellë bujë akoma dhe më të madhe me mbajtjen e ceremonisë martesore të çiftit. Meghan Markle dhe Princ Harry po fitojnë gjithnjë e më shumë pikë në sytë e publikut, kryesisht prej afrimitetit të shfaqur kurdo që kanë mundësi, ashtu sikurse dhe nga sjellja jo tipike prej Princeshe të Markle. E me gjithë famën e neojshme, tashmë është menduar të realizohet një film lidhur me historinë dhe romancën e tyre.

Edhe pse një film televiziv, gjithçka është menduar deri në detaje. Tashmë, mësohet se ka përfunduar dhe përzgjedhja e aktorëve, ndërsa është menduar për  Marray Fraser për rolin e Harry-t dhe Parisa Fitz-Henley për rolin e Markle. Titulli i prijektit mendohet të jetë ‘Harry & Meghan’, ndërsa artistët janë përshtatur më së shumti fizikisht me çiftin mbretëror. Kur do ta shohim filmin të realizuar?

Ende nuk ka një datë zyrtare, por mendohet se gjithçka do të shihet në maj. Historia do të ndjekë rrugëtimin e çiftit që nga takimi i parë, e deri në zgjimin e interesit mediatik. E nuk është nevoja të thuhet se fansat e oborrit mbretëror po e presin me padurim, e jo pa faj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF