Gjergj Leka i dedikon një këngë Rudina Magjistarit

Në emisionin “Pasdite me Rudinën” në televizionin Klan, jemi mësuar që Rudina t’i surprizojë gjithmonë të ftuarit e saj me momente  të këndshme, e sigurisht kënaqet kur sheh sytë e e emocionuar të tyre. Por, këtë herë, kemi parë emocione pa fund në sytë e saj, pasi është surprizuar si asnjëherë tjetër në studio teksa të ftuar kishte kantautorin Gjergj Leka.

Kantautori, si një falënderim ndaj surprizave që prezantuesja i kishte bërë sa herë atij, kishte përgatitur një këngë enkas për të. Me një muzikë e këndshme ritmike e me fjalë shumë të përzgjedhura, kantautori tregoi se në fakt fjalët ishin frymëzuar nga komshija e tij, teksa e kishte dëgjuar t’i thoshte të bijës “të bëhesh zonjë si Rudina”. “Baballarët djemtë mësojnë të jenë burra të jenë trima, ndërsa nënat mësojnë vajzat të jenë zonja si Rudina”, thuhej në disa vargje të këngës.

E ndërsa të gjithë po shihnim klipin e po dëgjonim këngën, nuk mund të na shpëtonin as emocionet në fytyrën e Rudinës e cila, në një moment i thotë Gjergjit “je i paparë”.  E pas përfundimit të këngës, ndërsa i jep një përqafim të ngrohtë kantautorit të njohur, e emocionuar thotë: “Më shumë se e mrekullueshme, nuk do ta harrojë kurrë!”

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *