KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 7 shkurt 2018

DASHI
Statusi juaj profesional do të jetë në qendër të vëmendjes sot. Bëni kujdes të mos insistoni shumë për të qenë totalisht të lirë, pasi reazultatet mund të vijnë në formë ndëshkimi. Veproni qetësisht me kolegët dhe ambientin e punës në tërësi. Mos i impononi mendimet tuaja tek më të vjetrit.

DEMI
Një aksident fatlum do të bëjë që të tregoni anën më të mirë të karakterit. Vetëm bëni punën, kini besim tek guximi juaj dhe ndiqni eksperiencën e punës së deritanishme. Bëhuni gati të tregoni të gjithë përkushtimin dhe mirësinë e nevojshme për t’i rifituar besimin partnerit.

BINJAKËT
Është koha të përqendroheni aty ku ka më shumë rëndësi. Shmangni çdo gjë që ka lidhje me ndryshimet rrënjësore apo që ka pak kontakt me realitetin. Kushtojini rëndësi gjithçkaje që ka lidhje me sigurinë, planifikimin, sigurinë dhe menaxhimin financiar.

GAFORRJA
Nëse jeta ju vë para një sfide madhore, duhet ta kaloni medoemos. Mos luani rolin e viktimës, por punoni për të fituar një reputacion të mirëfilltë në fushën profesionale. Mbani emocionet nën kontroll dhe përpiquni të futeni në grupin më të afërt të punës.

LUANI
Pushimi nuk do të jetë në planet tuaja sot. Përgatituni të punoni deri sa t’ju dalin djersët. Mos u përpiqni të përfitoni nga popullariteti dhe statusi shoqëror. E vetmja gjë që vlen sot është profesionalizmi juaj. Mos lejoji pengesat t’ju frikësojnë, pasi ato janë lehtësisht të kalueshme.

VIRGJËRESHA
Do të gjeni lehtësisht një rrugëdalje nga situata e vështirë. Prakticiteti karakterizues i juaj, por edhe fati do t’ju ndihmojnë shumë. Eksperienca do të jetë një faktor ndikues gjithashtu. Gjërat që ju pëlqejnë do të ndikojnë për mirë tek disa persona.

PESHORJA
Është koha të nisni me përmirësimet si në shtëpi, ashtu dhe në mjedisin e punës. Do të ketë kuptim nëse bëni punë administrative ose të fokusoheni në plane afatgjata. Sa për aspektin kreativ dhe personal, rikthejuni më vonë, pasi tani keni të tjera detyra për t’u fokusuar.

AKREPI
Ditë ideale për takime, intervista, udhëtime biznesi e njohje të reja. Sot mund të gjeni partnerin ideal në biznes, të cilin e kërkoni prej kohësh. Edhe nëse jeni profesionist individual, duhet të planifikoni një plan afatgjatë pune.

SHIGJETARI
Duhet të kujtoni herë pas here se paratë duhen numëruar. Mësoni të menaxhoni çdo burim fitimi, madje dhe ato që i keni të fshehura. Mendohuni mirë për gjithçka që ka lidhje me sigurinë tuaj dhe të shtëpisë ku jetoni.

BRICJAPI
Do të karakterizoheni nga energjia për të përfunduar projekte intensive. Do të përballoni çdo vështirësi. Asgjë nuk do t’i shpëtojë syrit tuaj të mprehtë dhe do të inspektoni gjithçka. Energjua do t’ju shoqërojë deri në mbrëmje.

UJORI
Do të bëheni misteriozë dhe të fshehtë ditën e sotme. Një sjellje e tillë do të justifikohet nga dëshira juaj për t’ju përkushtuar një pune të rëndësishme. Vetëm se angazhimi i tepërt mund të ndikojë negayivsht në gjendjen tuaj fizike. Bëni kujdes në këtë drejtim.

PESHQIT
Sot nuk do të ketë asgjë që do t’ju luajë nga vetëbesimi juaj. Megjithatë, bëhuni të vëmendshëm pasi e gjithë ky pozitivitet mund të rrëshkasë nga duart. Do t’ju duhet këshilla e një miku të vjetër për çështje të vështira që po kaloni momentalisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF