Poezi dashurie nën zërin e Timo Fllokos në prag Shën Valentini! 0 1100

Data 14 shkurt po afron, ndërsa me siguri keni menduar se si do ta kaloni një ditë kaq të veçantë. Në prag të Shën Valentinit, në kryeqytet do të ofrohet një ambient ndryshe, dedikuar vetëm dashurisë. E kjo, nuk mund të përcillet më mirë përveçse nëpërmjet poezisë…

Pasditja e 13 shkurtit ju fton të harroni monotoninë, e të bëheni publik i interpretimit të Timo Fllokos, në Sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse në Tiranë. “Ndreqje gabimesh”, poema e dashurisë nga Arian Leka do të përcjellë emocione pikërisht pak orë para mbërritjes së ditës të të dashuruarve. Një tjetër aktori i ri, i cili do të interpretojë mbrëmjen e së martës është edhe Kristian Koroveshi, ndërsa atmosfera do të mbushet me pjesë kërcimi nga Akreoma Saliu.

Në orën 19, të gjithë të dashuruarit pas poezisë ose pas vetë romancës, do të kenë mundësinë të shijojnë një mjedis krejt tjetër në qendër të kryeqytetit. E pse jo, mund të inspiroheni edhe më shumë për planet që keni thurur për 14 shkurt…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *