KreuCelebrity

Sherr me Ermalin në rrjetet sociale? Mamaqi zihet në kurth në profilin e këtij personazhi!

Ermali është i njohur për komentet e tij ngacmuese ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur në përgjithësi. Deri më tani, askush nuk e ka marrë seriozisht humorin nga ana e tij, për aq kohë sa gjithnjë është njohur si natyrë komike. Por, duket se këtë herë, një nga emrat e njohur nuk ka bërë shumë tolerime.

Bëhet fjalë për ‘doktorin e VIP-ave’, Skerdi Faria. Në një nga postimet e tij të fundit në Instagram, ai ka publikuar një intervistë të shkurtër të një vajze që ka dhuruar gjak, ndërsa është munduar të përcjellë një mesazh sensibilizues lidhur me këtë fenomen, e ndërkohë ka ardhur një koment nga adresa e Ermal Mamaqit. Ky i fundit ka kritikuar me humor intervistuesen për mënyrën se si mban mikrofonin, por Faria nuk e ka pritur aspak mirë këtë. Ai i është kundërpërgjigjur se nëse personi në fjalë ka nevojë për ndjekës, atëherë duhet të gjente një mënyrë tjetër për të arritur diçka të tillë.

Nga gjuha e përdorur nga Faria, duket se ai e ka kuptuar fare qartë se adresa nga e cila po u komentonte, edhe pse identike në emër përdoruesi dhe foto profili, nuk ishte në fakt llogaria personale zyrtare e Ermalit. Kështu, ‘doktori i VIP-ave’ ia ka përmendur vazhdimisht komentuesit se gjithçka po e bënte për të fituar ca popullaritet më shumë, çka do të thotë se nuk ka ndonjë keqkuptim të mundshëm mes tij dhe Mamaqit real.

Epo, rrjetet sociale i sjellin të tilla probleme…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF