Surprizon këngëtarja shqiptare me deklaratën: “Nuk e di nëse do të martohem ndonjëherë!” 0 230

Çështjet e romancave apo krijimit të familjes janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen e medias dhe publikut,kur vjen puna tek personazhet e njohur. Këtë herë, ka qenë radha e Anxhela Peristerit për të shprehur pak më shumë nga jeta e saj private, ndërsa nuk ka patur pak për të thënë. E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, Anxhela ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë me familjen, dhe sa për martesën, është shprehur me të qeshur: ‘Nuk e di nëse do të martohem ndonjeherë…”

Por, pse kjo përgjigje? “Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjojë nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20 vjeç që shkova në Greqi, sikur u bëra pak më e pavarur”, është shprehur Peristeri, duke zbuluar kështu një anë tjetër të jetës së saj private. E jo vetëm kaq, pasi Anxhela ka treguar edhe një të vërtetë mbi statusin e saj aktual.

“Jam ende single”, ka thënë këngëtarja, kur ësshtë pyetur nëse është në një lidhje momentalisht apo jo. E sa për fillimin e këtij viti, Peristeri e nisi me plot aktivitete, ashtu sikurse solli me vete një trofe nga “Kënga Magjike”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *