KreuCelebrity

Xhemi ka një pseudonim për miqtë e ‘Portokalli’, krejt ndryshe nga emri i saj i vërtetë!

Ditën e djeshme, në ‘Pasdite në Top Channel’ kanë qenë të ftuar një pjesë e trupës së ‘Portokalli’. Albana Perhati, Xhemi Shehu dhe Ledio Lako anë rrëfyer jo pak nga puna në spektaklin e humorit, provat, ajo çka ndodh në prapaskenë, si dhe për sezonin e ri. Edhe pse pritet t’i shohim së shepjti në ekran, duket se stafi nuk është shkëputur pothuajse fare nga puna, për aq kohë sa përgatiten dita-ditës për çeljen e sezonit të ri.

A post shared by Ledio Lako (@ledio_lako)

Ledio ka zbuluar se nuk i pëlqen kur partneri në skenë harron batutat e tij, ndërsa nga ana tjetër, është ai vetë që shpesh nuk i kujtohet fraza. E në këto raste, është Xhemi ajo që e ngacmon gjithë kohës, ashtu sikurse dhe e kujton për atë çka duhet të thotë në vazhdim. Lako është shprehur se personazhi i spiunit është ai që has më shumë vështirësi, pasi duhet të kontrollojë batutën dhe nuk duhet të shohë tjetrin në sy njëkohësisht.

A post shared by Ledio Lako (@ledio_lako)

Në pjesë të kësaj natyre, shpesh përfshihet në lojën aktoriale edhe Xhemi, e cila ka thënë se tashmë është mësuar edhe me improvizimet. Por, duke qenë se një nga personazhet e luajtura nga Shehu është Neti (shkurtimi i ‘nëpërka’), duket se ky emër ka mbetur edhe pseudonimi i Xhemit për miqtë në ‘Portokalli’. “Po, kështu më thërrasin”, ka thënë moderatorja es të qeshurash, ndërsa aktorët kanë pranuar se tashmë e konsiderojnë Xhemin pjesë të trupës së tyre. Me pak fjalë, shumë të qeshura edhe në prapaskenë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF