10 karakteret negativë, që ju bënë të dashuroheshit pas filmave! 0 285

Nëse po mendoni për ndarjen klishe të historisë së filmave ‘i miri dhe i keqi’, bëni mirë ta përmbysni këtë skemë kaq shumë të parë, e t’i drejtoheni edhe një lloj tjetër kinemaje. Pikërisht aty, nuk mund të themi se ka një ndarje të mirëfilltë mes pozitives dhe negatives, e shpesh protagonisti është antiheroi i vetë ngjarjes. E prodhime të këtij lloji, nuk janë të paktë.

Nuk mund të harrojmë Norman Bates në ‘Psycho’, Travis Bickle në ‘Taxi Driver’ apo Begbie në ‘Trainspotting’. Mes dhunës psikologjike dhe fizike të shpërfaqur në shumë minuta film, në vend që t’i urrejmë, duket sikur apasionohemi çdo herë e më tepër me këta antiheronj. Edhe pse pesha e të tillë personazheve mund të rëndojë përgjatë gjithë historisë, rrugëtimi i tyre na merr me vete, për të përhumbur në një botë krejt ndryshe nga realiteti.

Gjejmë përputhje mes të përditshmes dhe asaj që shpërfaqin karaktere të kësaj natyre, ashtu sikurse shumë anë të tjera që arrijnë ekstremitete, na bëjnë të zhytemi gjithnjë e më shumë në botën e filmit. Më poshtë do të gjeni të listuar dhjetë personazhet negative, shumicën e të cilëve i njihni shumë mirë. Cili është i preferuari juaj?

 

Alex – ‘A Clockwork Orange’

 

Tyler Durden – ‘Fight Club’

 

Begbie – ‘Trainspotting’

 

Darth Vader – ‘Star Wars’

 

Hannibal Lector – ‘Silence of the lambs’

 

Keyse Soze – ‘The Usual Suspects’

 

Norman Bates – ‘Psycho’

 

The Joker – ‘Batman’ (Tim Burton)

 

Tommy DeVitto – ‘Goodfellas’

 

Travis Bickle – ‘Taxi Driver’
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *