Balerini i famshëm shqiptar tregon për jetën e tij 0 195

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu ka treguar në një intervistë për BBC gjithaçka në lidhje me jetën e tij.  Ai tregon se si gjatë vitit 1991 u largua nga Shqipëria pa lajmëruar familjen e tij me anijen e “sheqerit” drejt brigjeve Italiane dhe kthimin e tij pas. Gjithashtu Kledi tregon sakrificat që i është dashur të bëjë me ikjen e tij të dytë drejt italisë, për të realizuar ëndrrën e tij.

Balerini tregon se dashuria e tij për baletin ishte shumë e hershme, ku që në moshë të vogël ka filluar të marri mësime baleti, teatri dhe muzike. Endrra e tij për tu bërë një balerinë u mbështet edhe nga prindërit, të cilët edhe pse nuk kishin një begraund artistik, e nxitën djalin e tyre të ishte pjesë e botës së artit.

“Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t’ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garantuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Kledi tregon se në verën e vitit 1991 ishte eksperienca e tij e parë drejt shtetit italian, ku u largua me anijen e famshme Vlorë, mbi të cilën ndodheshin mijëra persona. Balerini shprehet se përveç frikës nga e panjohura që e priste në anën tjetër të detit, ishte kurioziteti ai që e shtunte për të vazhduar para.

“Anija ecte aq ngadalë sa na u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorët me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për pajisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.

Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt Italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por, në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se çfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se ç’po ndodhte, atëherë i hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë”, vazhdon ai rrëfimin e tij.

Por fakti që tashmë Shqipëria konsiderohej një vend demokratik, do të thoshte që nuk mund të kërkonte më azil politik dhe aventura e tij drejt brigjeve italine nuk do të zgjaste më shumë se 10 vite dhe ai do të rikthehej sërish në Shqipëri nga autoritetet italiane.

Pas ardhjes në Shqipëri jeta vazhdoi normalisht për balerinin, i cili u rikthye sërish baletit, por disa muaj më vonë, fitimi i një audicioni në një kompani italiane do të bënte që të largohej drejt Italisë me dokumeta të rregullta.

Por sërish jeta nuk do të ishte një fushë me lule për të.

Prapë, kisha shumë pritshmëri, por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftueshme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djathë. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër kuzhina apo në ndërtim. Çdo gjë. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e shfaqjes për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të çuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.

Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive mora pjesë ne “Reality Show” shumë të famshëm në Itali. Madje, luajta edhe ne disa filma. Por, teatri ishte gjithmonë i pari në listë. I kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në show që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të dansit dhe përpiqem t’u shpjegoj studentëve të mi vlerat e tij që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç’kam kaluar. Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *