INTERVISTË/ Renato Mekolli: “Për kuzhinën kam lënë mënjanë dhe njeriun e zemrës!” 0 490

Sara Gurabardhi

Ai është një ndër shefat më të njohur të kuzhinës. Pas prezencës në formatin ‘Masterchef’, nuk do të vononte shumë qe emrin e Renato Mekollit ta shihnim pothuajse kudo, që nga programet argëtuese televizive, e deri në kopertinën e librit të gatimit. Lidhur ngushtë me kuzhinën dhe rrethuar nga personazhe të njohur vendas, Mekolli ka rrëfyer në këtë intervistë ekskluzive për bordo.al, raportin mes kuzhinës dhe jetës private, marrëdhënien me romancën, recetën e preferuar që përgatit për njeriun e zemrës, e shumëçka tjetër. A do ta ‘shiste’ Renato pasionin për gatimin për hir të parave? Gjithçka do ta zbuloni në rrëfimin e mëposhtëm, për të njohur një anë tjetër të një prej emrave më të lakuar së fundmi.

Kur nisi pasioni për kuzhinën?

Ka nisur që kur kam qenë shumë i vogël, por në kuzhinë jam futur në moshën 16-vjeçare dhe aty kuptoja dita – dites se sa shume po dashurohesha me kuzhinën.

Cila është pjata e preferuar për të përgatitur?

Nuk mund të them pjata ime më e preferuar është kjo, pasi për mua janë të gjitha pjata të preferuara. Për të gjitha kujdesem shumë dhe të gjitha i dua njësoj.

Sa ka ndikuar profesioni në lidhje me jetën sentimentale?

Shpesh herë ka ndikuar për keq, pasi unë jam shumë i apasionuar dhe i dashuruar me punën time, kaloj shumë orë ne punë dhe zhytem shumë në kuzhinen time, saqë nuk e kuptoj se si më ikën dita dhe futem çdo herë me të njejtën energji, me të njejtën dashuri… Shpesh herë kam lënë mënjanë njeriun tim për punën time, për kuzhinën time.

Sipas përvojës tënde, vajzat tërhiqen më shumë nga ëmbëlsirat apo dhe pjatat ‘e kripura’ bëjnë punë në raste të tilla?

Vajzat tërhiqen shumë kur një mashkull kujdeset për ato, kur një mashkull gatuan për ato. Dhe nëse përgatitet edhe një ëmbëlsirë me shumë çokollatë, fruta të kuqe, frut pasioni, ateherë ke goditur në shenjë.

Cilin nga gatimet ia dedikon më shpesh femrës që ke në krahë?

Mush karamel ose sufle çokollate me akullore.

Është Renato po aq i apasionuar në shtrat sa edhe në kuzhinë?

Unë çdo gjë që bëj, e bëj me pasion, e shijoj fort dhe dua të jetë perfekte në çdo aspekt.

Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për dashurinë?

Jam normal në këtë pjesë, pa ekzagjerime.

A do të hiqje dorë nga kuzhina vetëm për hir të vajzës ideale?

Jo, aspak. Nuk do të hiqja dorë nga kuzhina për asgjë.

Mes Italisë dhe Francës, cilin do të zgjidhje si vendin më romantik për të kaluar pushimet perfekte?

Francën, sigurisht.

Sa i dhënë je pas jetës së luksit?

Mua më pëlqejnë gjërat e bukura dhe e bukura për mua nuk ka të bëjë me patjetër me jetën e luksit. Jam mësuar me shumë lekë, por edhe me pak lekë dua të kaloj bukur dhe të shijoj momentet e bukura të ditës ose të jetës.

Sa ndikon fama në jetën tënde personale?

Ndikon shumë, por e mbaj nën kontroll. E di shumë mirë se çfarë dua dhe se si e shfrytëzoj momentin e famës – gjithmonë për të mirën e punës time dhe gjithmonë në favor të asaj që më intereson mua.

A e ke menduar ndonjëherë se do te ishte më mirë të mos kishe një emër kaq të bujshëm apo të shijon ajo çka po jeton së fundmi?

Nëse nuk do të kisha këtë emër që kam tani, nuk do të kisha edhe këto që kam tani.

Receta e preferuar per të  fituar besimin pas një zënke?

Një darkë romatike me verë dhe ushqim të mirë,dhe sigurisht lule, shumë lule dhe dhurata.

Ke përgatitur ndonjëherë ndonje pjatë ‘të urryer’ vetëm për hir të parave?

Jo, çdo gjë në jetë nuk e kam bërë kurre për paratë, e kam bërë sepse e dua.

Cila është shuma që do të të joshte për t’u larguar drejt një vendi, ku kulinaria nuk njihet pothuajse aspak?

Asnjë lloj shume nëse nuk ma ndjen, nëse nuk ka diçka që të më terheqë. Vetëm për lekët nuk do të shkoja në asnjë vend.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *