Mjaft më larg muzikës! Tuna vjen me projekt të ri

Hera fundit që e kemi parë Tunën në skenë ka qenë paraqitja e saj në “Kënga Magjike” në vitin 2016. E me sa duket, një vit e gjysmë ka qenë më se mjaftueshëm larg artit dhe këngëtarja ka filluar tashmë përgatitjet për të sjellë projekte të reja.



Ajo do të bashkëpunojë me kompozitorin maqedonas, Darko Dimitrov. E ka qenë pikërisht ky i fundit që na ka zbuluar rikthimin e Tunës, pasi ka publikuar një foto në faqen e Instagramit të këngëtares ku shfaqen të dy së bashku. “Miq të vjetër, muzikë e re”, shkruhet nën foto duke na dhënë mesazhin  qartë se shumë shpejt duhet të presim diçka nga Tuna.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në maj të vitit të kaluar pasi solli në jetë djalin e saj Tian. Që nga ajo kohë Tuan iu përkushtua rritjes së të birit duke u shkëputur nga çdo eveniment muzikorë. Tani u rikthye dhembetet  të presim se çfarë do të na sjellë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *