Nëse keni limon në shtëpi, bëni menjëherë këtë maskë për fytyrën

Nëse keni në shtëpi limon…atëherë bëni me të një maskë për fytyrën.

Për lëkurën që duket si e lodhur dhe pa shkëlqim, atëherë kombinimi i limonit, sheqerit, vajit të ullirit dhe mjaltit, është i duhuri për ju. Sheqeri do t’ju ndihmojë që të zhdukni qelizat e vdekura të lëkurës, acidi i limonit do i jap shkëlqim. Mund të tingëllojë paksa e ashpër “acidi i limonit”, por mos u shqetësoni pasi vaji i ullirit, i pasur me vitamina E do ju ndihmojë që të keni lëkurën e butë dhe të freskët e ndërsa mjalti  ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e fytyrës së yndyrshme dhe e lagështon fytyrën e thatë.

Si duhet ta përgatisni?

Përzieni së bashku 1/2 limon të freskët, 1/2 filxhan sheqer të grimcuar 1 lugë çaji vaj ulliri dhe 1 lugë çaji mjaltë. Përdorni lëvizje të buta rrethore për të shtresuar fytyrën. Lëreni për 5-10 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *