KreuCelebrity

“Të luftosh për atë që do”! Ja këshilla që i jep Angelina Jolie vajzave të saj

Të luftosh për atë që do, një betejë e cila nuk do të na ndahet asnjëherë, por ama ja vlen të kesh gjithmonë “armët” ngritur kur ke parasysh se çfarë do fitosh. E me sa duket, rëndësinë e një “lufte” të tillë, aktorja e njohur Angelina Jolie po përpiqet tua mësojë edhe vajzave të saj.

Në një intervistë për “Elle”, aktorja tha: “I them gjithmonë vajzave të mia se ajo çfarë ju dallon nga të tjerët është çfarë bëni për të tjerët. Çdo kush mund të grimohet e të veshë një fustan seksi. Por ajo që të përcakton si njeri është mendja jote. Zbuloni se kush jeni, çfarë mendoni dhe se për çfarë doni të luftoni. Luftoni për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben  të tjerëve atëherë ia vlen të jetosh”.

E me sa duket mësimet e saj kanë filluar të zënë vend tek të bijat. Vetëm disa ditë më parë, Zahara dhe <shilor shoqëruan nënën e tyre në vizitën e saj në një kamp refugjatësh në Jordani. Vajzat kaluan orë të tëra duke luajtur e duke u argëtuar me bashkëmoshatarët e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF