KreuCelebrity

Çfarë të veshësh kur je shtatzënë? Miranda Kerr na tregon si të shkëlqejmë së bashku me barkun e rrumbullakosur

Të gjitha gratë që e kanë provuar pritjen e ëmbël e dinë fare mirë se veç ndjesive të bukura që ajo të fal, ka dhe shumë siklete. E veç atyre fizike, të cilat i kemi diskutuar plotë herë, është edhe problemi i të veshurit.

Rrobat e preferuara nuk të bëjnë dhe çdo gj që vesh të duket sikur të rri keq. E situata bëhet akoma më e vështirë kur ët duhet të shkosh në ndonjë event. Epo më në fund e gjetëm edhe zgjidhjen e këtij siklete. Miranda Kerr na tregon se si duhet vepruar në këto raste!

Aktorja 34-vjeçare, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ishte e pranishme në eventin e Luis Vuitton, ku u fotografua nën praninë e bashkëshortit të saj. E veshur me një fustan të zi që i tregonte edhe barkun e rrumbullakosur, ajo dukej e mrekullueshme. Pra tani e mësuam: një fustan i zi është ai çfarë na duhet në këto raste!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF