KreuStil Jetese

Garderoba bazike, ja 16 veshjet që çdo femër duhet të disponojë në koleksionin e saj!

Moda ka qenë mbizotëruese kurdoherë, edhe pse ndryshimet ndër breza kanë treguar ndryshime drastike. Tashmë, jemi fokusuar në një kohë ku përveç risive, shpesh shohim edhe rikthime të tendencave të rreth dy apo tre dekadave më parë. E tanimë, ndryshe nga më parë, ekspozimi i paraqitjes bëhet në çdo formë të mundshme e të dukshme.

Me lindjen e rrjeteve sociale dhe përdorimit të fotografisë pa kriter, mund t’i tregojmë çdokujt si jemi veshur sot apo dje, ashtu sikurse mund të dokumentojmë stilin personal nëpërmjet seteve të ndryshme të realizuara ndër javë ose muaj. Dhe, pikërisht në këtë pikë, veshja është shndërruar në art më vete.

Kështu, fokusohemi tek blerjet e reja. Markë ose jo, gjithësecili përpiqet të krijojë një stil të tijin, për të bërë diferencën. Emrat e dyqaneve të modës tashmë sa vijnë dhe shtohen, ndërsa diferencën e bën statusi ekonomik. Megjithatë, kjo e fundit nuk ka shumë rëndësi kur vjen puna tek garderoba bazike.

Janë plot gjashtëmbëdhjetë veshje që çdo femër duhet t’i disponojë në garderobë, sepse vetëm kështu mund të lehtësohet kombinimi dhe të reduktohet stresi i përditshëm i fenomenit ‘çfarë të vesh sot’. Më poshtë do të gjeni listën e artikujve. Sa prej tyre keni aktualisht në koleksionin tuaj?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF