KreuCelebrity

Ledina Çelo bën 41-vjeç, merr një surprizë të këndshme nga miku i saj

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka festuar sot ditëlindjen e saj të 41-të. sigurisht që miq të shumtë e të afërm të këngëtares nuk i kanë kursyer urimet e shumta për të duke ia bërë ditën edhe më të bukur. Por njëra ndër to ka qenë më e mira.

Këngëtarja është befasuar nga vizita e këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili së bashku me bashkëshorten Nera, i shkuan këngëtares në shtëpi. Kështu të paktën bën të ditur Ledina, e cila ka publikuar një foto të çiftit në Instagram, ndërsa shkruan “më e mirë për ditëlindjen time”.

Ledina dhe Sabriu janë prej kohësh miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata kanë sjellë dikur edhe bashkëpunime shumë të suksesshme në muzikë e një ndër to është edhe “Ma ke prish gjumin e natës”. Pas disa ditësh edhe këngëtari i njohur bën 50-vjetron e tij, për ndër të të cilit do të organizohet një mbrëmje gala në Prishtinë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF