Një lajm i bukur nga “motrat Libohova”, ja se çfarë na zbuloi Eranda 0 1141

Me një karrierë të gjatë në muzikë e me shumë hite, dy motrat Irma dhe Eranda Libohova janë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë. Por tashmë kanë kaluar gati 12 vite që kur nuk i shohim më ato së bashku në skenë. Por me sa duket nuk do të jetë më kështu, pasi “Motrat Libohova” kanë vendosur të rikthehen.

E ftuar në TVSH, Eranda, e cila së fundmi ka publikuar edhe këngën “Ajo” me Ardit Çunin, ka treguar se, së bashku me Irmën po përgatiten për të sjellë dy projekte.

“Jam duke përfunduar me Irmën dy projekte. Motrat Libohova do të rikthehen. Do të sjellim një këngë popullore dhe një këngë të muzikës së lehtë. Është shumë e vështirë krijimtaria e re, unë dua autorë të mirë të më shkruajnë një këngë të mirë”, ka thënë Eranda Libohova. Nuk mund ta mohojmë që na ka marrë malli për t’i dëgjuar sërish ato, prandaj jemi gjithë sy e veshë për të parë tashmë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *