KreuCelebrity

Një tjetër shqiptare në ‘Fifty Shades’? Ja foto që po vë në pikëpyetje rrjetin…

‘Fifty Shades’ tashmë po përflitet gjithnjë e më shumë. Shkurti sjell edhe premierën e pjesës së fundit të triologjisë, ndërsa siç edhe dihet tashmë, Rita Ora është pjesë e performancës në film. Nga ana tjetër, në listën e kolonës zanore gjendet edhe emri i Dua Lipës, që numërohet si e dyta nga shqiptaret që merr pjesë në një prjekt të tillë. Por, mesa duket një emër i tretë i është shtuar filmit…?

Nuk mund të themi asgjë me siguri, për aq kohë sa bëhet fjalë thjesht për një foto. Ka qenë Bleona Qerreti ajo që ka postuar një foto në My Story, ku shihet me një maskë tek sytë, ndërsa poshtë ka shkruar ‘Fifty Shades of Grey’. Kaq ka mjaftuar që përdoruesit të mendojnë se Qerreti do të jetë pjesë e filmit, por asgjë nuk dihet me siguri. Ndoshta, ky është një tjetër imazh provokues nga ana e Bleonës, ndërsa gjendja e saj emocionale për momentin i përshtatet atmosferës së filmit.

Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, edhe pse mendojmë se nëse do të ishte e vërtetë, deri më tani do të kishim mësuar diçka daso të vogël. Mbetemi në pritje…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF