KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 9 shkurt 2018

DASHI
Një ndjenjë e çuditshme do t’ju postojë sot, ashtu sikurse emociomet do të kenë përplasje me intelektin tuajm. Mos u bëni shumë paragjykues, sepse jo të gjithë mund të jetojnë sipas standarteve që keni vendosur ju. Nuk është momenti të hidhni një hap të rëndësishëm, pasi gjithçka mund të rezultojë krejt ndryshe nga se e kishit parashikuar.

DEMI
Mos u çudisni nëse shihni atmosferë të gëzueshme përreth, pasi sot mund të ndodhë gjithçka. Përshtatjuni ambientit që do të krijohet. Plot të mira do të dalin nga hiçi, ashtu sikurse krejt papritur mund të hasni pengesa. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë. Në fushën e romancës do të keni vetëm argëtim.

BINJAKËT
Do të keni disa probleme në fushën e financës.  Janë disa njerëz në veçanti që po trazojnë situatën, por do t’ju ndihmojnë ide të reja të dilni nga kjo zymtësi. Mos i lini të veniten. Një periudhë plot energji nis që nga dita e nesërme.

GAFORRJA
Energjia do të jetë tejet intensive dhe nuk do të mundë t’ju ndalë askush. Diçka që po e punoni në fshehtësi do të zbulohet sot pak nga pak. Megjithatë, ju mbeten ende disa punë të papërfunduara dhe duhet të vendosni çdo gjë sipas planifikimit. Prisni një lajm të mirë.

LUANI
Një talent i juaji në veçanti sot do t’ju sjellë të ardhura. Mos kini frikë të shpalosni idetë tuaja, pasi çdo gjë do të kthehet në përfitim. Përdorni aftësitë tuaja për të arritur pavarësinë maksimale. Ky është çelësi i sigurisë të së ardhmes tuaj.

VIRGJËRESHA
Sot mund të krijohen debate ose konflikte për një mosmarrëveshje të hapur. Përpiquni të reagoni vetëm verbalisht dhe jo fizikisht. Probleme të fshehura prej kohësh do të dalin në dritë. Megjithatë, fjala juaj do të dëgjohet, kështu që mos kini frikë të flisni. Mund të përfshiheni në romancë me një koleg, të cilin e ndiqni prej kohësh në fshehtësi.

PESHORJA
Nuk është dita për flirtime boshe, por qëllimet tuaja serioze do të marrin jetë sot. Nëse keni në plan propozimin, përpiquni të ruani privatësinë. Do të përfshiheni në projekte artistike, por dijeni se përfitimet do t’ju vijnë nga ajo që dini të bëni më së miri.

AKREPI
Sot është dita ideale që ta merrni shtruar me çështjet që ju sjellin siguri financiare. Gjithçka do të lidhet me sistemimin e të dhënave ekonomike. Nuk është momenti të merrni hua, pasi nuk po shihet asnjë stabilitet nga ana financiare së fundmi. Tregohuni të kujdesshëm ndaj çdo detaji.

SHIGJETARI
Pas dy ditësh neglizhim, fokusi do të jetë tek ju ditën e sotme. Jeni të lidhur ngushtë pas gjërave me vlerë dhe nuk po e merrni parasysh mendimin e të tjerëve për të kundërtën. Nëse po ndiheni të pasigurt, futjuni punës me themeli. Një përjetim emocional sot do t’ju ndryshojë gkendjen mentale.

BRICJAPI
Pikëpamja juaj ideale për të ashtuquajturën ‘shtëpi’ dhe situata juaj momentale në realitet do të jenë sot si dy pole të kundërta. Por, kjo nuk duhet t’ju ndalojë nga të krijuarit atë çka vërtetë doni. Mund të duhet pak kohë që të nxirrni rregullin nga kaosi, por ju mund t’ja dilni.

UJORI
Edhe pse dëshironi të merrni një ditë pushim, një herë duhet të punoni, pastaj të argëtoheni. Gjatë rrjedhës së ditës, imagjinata do të përputhet me disa ide artistike. Mos harroni t’i shkruani menjëherë. Do të keni një kontakt të paparashikueshëm me fëmijët sot.

PESHQIT
Do të përjetoni një zgjim të përgjumshëm, por ja që dita do të karakterizohet nga një energji e pazakontë. Romanca do t’ju trokasë në derë, por planet për takime shtyjini në fundjavë, sepse do të keni më shumë përfitime. Shprehni dashurinë tuaj pa frikë dhe do të shpërbleheni me të njejtën monedhë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF