KreuCelebrity

Shpërthen Blendi Fevziu: Turp për të gjithë!

Kryefjalë e ditëve të fundit në mediat shqiptare ka qenë koncesioni dhënë nga qeveria shqiptare, i cili parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, Bigas dhe Veleshnje.

Për vite me radhë, kanionet e Osumit kanë qenë një atraksion turistik që bënte bashkë shqiptarë e të huaj, por duket se pas disa vitesh ajo nuk do jetë gjë tjetër veçse një kujtim i bukur, pjesë e një albumi fotografik që do u tregojmë të vegjëlve tanë bukuritë e rralla që ka pasur Shqipëria, por të shkatërruar më pas nga vetë shqiptarët.


Sa aktuale tingëllon shprehja e Faik Konicës edhe në ditët e sotme: Zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët… Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë.

Sipas ekspertëve ndërtimi i hidrocentraleve, do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin dhe lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta nga personazhet publike, një prej tyre edhe moderatori i njohur Blendi Fevziu. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Blendi shkruan se të gjithë duhet të sensibilizohen për të penguar këtë masakër që po i bëhet vendit.

“Kjo është një nga ujëvarat më të bukura në Shqipëri. Gjendet në mes të kanioneve të Osumit, një mrekullie natyrore, e mbrojtur me ligj. Atraksion turistik për shqiptarë dhe të huaj. Nesër kjo ujëvarë mund të mos jetë më sepse në të është vendosur ndërtimi i një hidrocentrali. Përtej të qenit një vendim korruptiv, ai është një vendim që i heq të drejtën mijëra shqiptarëvë të shijojnë një mrekulli të natyrës, vetëm për arsyen që një apo dy vetë të fitojnë ca para më shumë. Turp për të gjithë. Ata që duan ta shkatërrojnë këtë pasuri natyrore; ata që kanë dhënë leje ta shkatërrojne dhe ata që heshtin përballë kësaj. Solidarizohuni të gjithë për ta penguar këtë masakër”, shkruan ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF