KreuCelebrity

Si në përralla, i ‘turpëruar’ Sinani tregon çfarë mendoi kur pa Andrrën për herë të parë

Një histori dashurie si në përralla.

Nuk është hera e parë që Sinani dhe Andrra na kanë treguar se si ata janë njohur dhe se si ka lindur dashuria e tyre, por sot këngëtari na ka rrëfyer shumë detaje duke nisur që nga flirtimi, puthja e parë, fejesa dhe më pas martesa. Një dashuri me shikim të parë, ndonëse Sinani nuk dëshiron ta quajë kështu, por nuk ka se si të përkufizohet ndryshe nisur nga fjalia që ka thënë Sinani sapo pa Andrrën për herë parë: oh, Zot sikur të ishte gruaja ime…dhe kështu ndodhi.

Ndonëse nuk kishim krijuar këtë përshtypje, Sinani tregoi se Andrra ishte një vajzë me shumë tradita, zakone tipike shqiptare, ndonëse ishte rritur në Gjermani. Pas shumë “lutjesh”, Andrra pranoi ftesën e Sinanit për të dalë në kafe, por më pas takimet e tyre për tre muaj me radhë ishin në të njëjtin vend, në të njëjtin orë në një kafene në Gjermani,  aq sa klientët e tjerë nuk ua zinin vendin, pasi e dinin që ato do vinin aty…e ndërsa për puthjen e parë, Sinani ka pritur goxha.

“Sa e kam parë Andrrën kam thënë: oh Zot sikur të ishte gruaja ime. Njeri më të turpshëm se Andrra nuk kisha parë në dynja, e shikoja që më ikte, po binte shi dhe ne nuk kishim çadra, dhe sapo po e puthja poshtë një pallati më del dikush në citofon duke folur gjermanisht, të qeshura tona me lot dhe pastaj kur po iknim në shtëpi e putha. Pas 8 muajsh fejesë, ne u martuam dhe më pas erdhi Ansi në jetë”, u shpreh Sinani.

Ata treguan edhe një herë se pavarësisht se kanë kaluar 3 vite nga martesa e tyre, dashuria është si në ditën e parë.

“Nuk ka ndodhur gjatë këty 3 vite që kemi ndenjur pa folur 24 orë, normale që do kemi, por deri më tani nuk ka ndodhur”, tha Sinani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF